Sterlingu preferon kalimin te Chelsea

21 qershor 2022 | 13:40

Raheem Sterling është, sipas ESPN, i interesuar të bëjë një lëvizje nga Manchester City te Chelsea.

Sulmuesi anglez po përballet edhe një herë me pyetjet për të ardhmen e tij te kampionët në fuqi të Ligës Premier. Sterling është i gatshëm që të kalojë te rivalët e Citizens, derisa në garë për të thuhet se është edhe Arsenali.

Mirëpo, “The Blues” janë favoritë aktualisht për të marrë kartonin e tij, derisa kanë bërë edhe ofertën e parë rreth 25 milionë euro.

Natyrisht se City e ka refuzuar ofertën e Chelseat dhe po kërkon më shumë për të realizuar marrëveshjen. Besohet se një ofertë rreth 45 milionë euro mund ta kompletojë kalimin e Sterling në “Stamford Bridge”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e vendeve pjesëmarrëse të "Ballkanit të Hapur" kanë thënë…