Strakosha po shkëlqen te Lazio, portieri drejt klubit të njohur anglez

11 tetor 2018 | 19:02

Tottenham Hotspur ishte një skuadër që nuk transferoi asnjë lojtar në afatin kalimtar të verës. Drejtuesit e klubit kanë harxhuar shumë para për ndërtimin e stadiumit të ri “White Hart Lane”.

Por duket se skuadra britanike do të bëjë ndryshime drastike në afatin kalimtar të janarit.

Sipas asaj që bën me dije “HITC” drejtuesit e klubit po mendojnë që t’i ndërtojnë një skuadër kompetitive trajnerit Pochetino. Ndërsa ajo që theksohet është se në repartin e portierëve mund të vijë një shqiptar dhe bëhet fjalë për portierin aktual të Kombëtares Shqiptare dhe Lazios, Thomas Strakosha. Në afatin kalimtar të janarit sipas “HITC” lojtari mund të kalojë me parametra “0” drejt klubit anglez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka qenë i pranishëm në…