Strakosha shërohet nga Covidi

20 nëntor 2020 | 13:29

Lazio ka marrë lajme të mira edhe të premten, pasi portieri Thomas Strakosha është shëruar nga Covid-19.

Në këto kushte, sikurse protokolli e kërkon, Strakosha është paraqitur në klinikë për të bërë kontrollet mjekësore para se të nisë përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi.

Strakosha mungoi në Ligën e Kampionëve dhe në disa ndeshje në kampionat, për shkak se kishte dalë pozitiv me Covid-19. Situata e tij ka qenë e paqartë, pasi në klinika të ndryshme tamponët nxirrnin përgjigje të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherësh edhe kryetare e Kuvendit…