Strakosha, si Handanoviqi dhe Alissoni

03 janar 2018 | 16:44

Thomas Strakosha po kalon një moment të artë në Serie A me fanellën e Lazios ku ka arritur të imponohet me talentin e tij për të betonuar vendin e titullarit duke i shpëtuar skuadrës së Inzaghit shumë pikë deri në këtë fazë të sezonit.

Në “San Siro”, kundër Interit, 22-vjeçari shqiptar luajti ndeshjen e 50 zyrtare me fanellën bardhekaltër.

Një nga legjendat e kombëtares së Italisë si Gianluca Pagliuca nuk i kursen elozhet për gardianin shqiptar duke e cilësuar atë si një nga tre më të mirët e Serie A bashkë me sllovenin Handanoviq dhe brazilianin e Romës, Alissonin, raporton “SS”.

Aktualisht, numri 1 i Lazios është një nga lojtarët më të vlerësuar në qarkullim me një vlerë dukshëm të rritur deri në 20 milionë euro por me kontratën e re që ai firmosi pak muaj më parë deri në vitin 2022, do të jetë shumë e vështirë që klubet e mëdha ta shkëpusin nga klubi bardhekaltër ku drejtori sportiv, Igli Tare e transferoi shumë vjet më parë teksa e bleu nga Panionios për vetëm 75 mijë Euro. Një nga paraqitjet e tij më të mira të këtij sezoni ishte ajo e “Allianz Stadium” ku priti një 11 metërsh.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë klube të njohura evropiane bëjnë gabime me futbollistë të…