Studimi 85-vjeçar i Harvardit zbulon llojin e punës që i bën njerëzit më të pakënaqur

09 prill 2023 | 20:23

Punët më të palumtura janë gjithashtu disa nga më të vetmuarat, sipas një studimi 85-vjeçar nga studiuesit e Harvardit.

Ndërsa rolet e veçanta nuk mund të lidhen në mënyrë të besueshme me pakënaqësinë (dissatisfaction) dhe djegien (burnout), disa karakteristika të punës mund të lidhen me këto dy fenomene mjaft të përhapura në mjedisin e punës, sidomos vitet e fundit.

Punët, që kërkojnë pak ndërveprim njerëzor dhe nuk ofrojnë mundësi për të ndërtuar marrëdhënie kuptimplote me kolegët, priren të kenë punonjësit më të palumtur.

Që nga viti 1938, studiuesit e Harvardit kanë mbledhur të dhëna shëndetësore nga më shumë se 700 pjesëmarrës nga e gjithë bota dhe u kanë bërë atyre, pyetje të hollësishme për jetën e tyre çdo dy vjet.

Sekreti për të jetuar një jetë më të lumtur, më të shëndetshme dhe më të gjatë, nuk janë paratë, suksesi profesional, stërvitja apo një dietë e shëndetshme – marrëdhëniet pozitive janë ato që i bëjnë njerëzit të lumtur gjatë gjithë jetës së tyre.

Vetmia në vendin e punës është më e zakonshme nga sa mendoni

Disa nga punët më të izoluara përfshijnë punë më të pavarur sesa marrëdhëniet ndërpersonale, ose kërkojnë turne nate, si drejtimi i kamionit dhe rojet e natës.

Punët e vetmuara, janë të zakonshme në industritë në zhvillim, të drejtuara nga teknologjia, duke përfshirë shërbimet e paketimit dhe shpërndarjes së ushqimit, ku njerëzit shpesh nuk kanë fare bashkëpunëtorë, ose shitjet me pakicë në internet, ku puna është “aq e shpejtë dhe e furishme” sa punonjësit në të njëjtin turn, mund të mos i dinë as emrat e njëri-tjetrit.

Sidoqoftë, vetmia nuk i prek vetëm ata që janë në punë të vetmuar – edhe njerëzit shumë të zënë, mund të ndjehen të izoluar, nëse nuk kanë ndërveprime pozitive dhe kuptimplota me të tjerët.

Punët e shërbimit ndaj klientit janë shembullin kryesor. Ne e dimë se njerëzit në call center shpesh janë jashtëzakonisht të stresuar nga puna e tyre, kryesisht sepse janë në telefon gjatë gjithë ditës me njerëz të frustruar dhe të padurueshëm.

Ndjesia e shkëputjes nga të tjerët në punë, është gjithashtu një shqetësim shëndetësor: Studimet e fundit kanë treguar se, ndërsa rritemi, vetmia mund të rrisë rrezikun e vdekjes po aq sa duhani, obeziteti dhe pasiviteti fizik.

Socializimi është i mirë për karrierën tuaj – dhe shëndetin tuaj mendor

Krijimi i mundësive të vogla për lidhje sociale në punë, mund të jetë rigjenerues dhe të ndihmojë në zbutjen e ndjenjave të vetmisë dhe pakënaqësisë, zbuluan studiuesit.

Për shembull, mund të keni një takim pesë-minutësh me një bashkëpunëtor, ose të gjeni njerëz me interesa të ngjashme, si një klub librash ose skuadeër sportive brenda shkollës, me të cilët mund të kaloni kohë pas një dite stresuese.

Maksimizimi i lumturisë tuaj në punë varet gjithashtu nga pritshmëritë që ka menaxheri juaj. “Nëse jeni të nxitur për të punuar në ekip, është më e lehtë të ndërtoni marrëdhënie pozitive me kolegët tuaj,” thotë Waldinger. “Por, nëse pritet që të jeni vazhdimisht duke punuar vetëm, ose të konkurroni me të tjerët, kjo është një histori tjetër.”

Nëse punonjësit janë duke biseduar ose duke qeshur së bashku në zyrë, disa menaxherë do të supozojnë se “ata nuk po punojnë dhe produktiviteti i tyre do të ndikohet.

Në fakt, e kundërta është e vërtetë: Një raport i vitit 2022 nga Gallup, tregon se njerëzit që kanë një mik më të mirë në punë, janë më produktivë dhe më të angazhuar në punën e tyre sesa ata që nuk e kanë.

Kur jemi duke kërkuar për punë, ne e konsiderojmë kompensimin dhe sigurimin shëndetësor si përfitime të rëndësishme, por marrëdhëniet e punës janë një tjetër “përfitim pune”, të cilit duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje.

Marrëdhëniet pozitive në punë çojnë në nivele më të ulëta stresi, punëtorë më të shëndetshëm dhe më pak ditë kur kthehemi në shtëpi të mërzitur. Ato gjithashtu, thjesht, na bëjnë më të lumtur.” / CNBC Make It

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat në Rusi kanë publikuar një thirrje të pazakontë të…