Suarezi kalon në Atletico
Luis Suarez la në lot qendrën stërvitore të Barcelonës, ndërkohë që klubi katalanas në orët e vona zyrtarizoi edhe kalimin e sulmuesit uruguaian tek Atletico Madrid.
Klubi i La Liga nuk ka paguar asnjë para për momentin, por do kalojë në arkat e katalanasve deri në 6 milion euro.
Kjo shumë varet nga paraqitjet e Suarez dhe objektivave që Atletico do të arrijë në sezonin e ri futbollistik. Ditën e sotme pritet që sulmuesi të kryejë edhe vizitat mjekësore dhe më pas të formalizojë marrëveshjen mes klubeve me hedhjen e firmës mbi kontratë.
“Barcelona dhe Atletico Madrid kanë arritur marrëveshjen për transferimin e lojtarit Luis Suarez. Ekipi madrilen do t’i paguajë klubit tonë 6 milion euro në formë bonusesh. FC Barcelona shpreh publikisht mirënjohjen për Luis Suarez, angazhimin dhe përkushtimin e tij, si dhe i uron fat dhe suksese në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e Barcelonës.



