Subvencionet për eficiencë të energjisë në Kosovë kapin shifrën 20.6 milionë dollarë

13 nëntor 2019 | 17:09

Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) si entitet zbatues i marrëveshjes 49 milionë dollarësh të Pragut, të nënshkruar në mes Qeverisë së Kosovës dhe Agjencionit Federal Amerikan (MCC), ka lansuar projektin 20.6 milionë dollarë, të quajtur Subvencionet për Eficiencë të Energjisë në Kosovë (SEEK), që do të zbatohet nga konsortiumi gjerman GFA dhe HPC.

Udhëheqësja e projektit të Grave në Energji në SEEK, Janna Fortmann ka vlerësuar lansimin e SEEK-ut si ditë të madhe për gratë ndërmarrëse.

Kurse, mospjesëmarrja e mjaftueshme e grave në ndërmarrësi, u cilësua si problem botëror nga Fortmann. “Të fuqizojmë dhe mbështesim gratë në ndërmarrësi do të thotë të ndihmojmë familjet dhe ambientin biznesor, andaj përmes SEEK-ut ne do të shtyjmë gratë të marrin vendimet e tyre mbi investimet në eficiencën e energjisë, që çojnë në biznese të qëndrueshme”, u shpreh ajo.

Folës kryesorë në lansimin e SEEK-ut ishte Petrit Selimi, drejtor ekzekutiv i MFK-së i cili ka shpjeguar më hollësisht qëllimin e projektit SEEK, duke vënë në pah faktin se 2,600 shtëpi dhe banesa kosovare do të përfitojnë nga masat e eficiencës.

Administratori i USAID-it, Mark Green, ka ritheksuar përkushtimin e USAID-it për bashkëpunim dhe përpjekje drejt zhvillimit ekonomik të Kosovës.

SEEK-u synon të ofrojë stimuj financiarë dhe teknik për sektorin residencial që mundësojnë investime në masat e eficencës së energjisë, si dhe të mbështesë gratë ndërmarrëse në energji dhe sektorë të tjerë.

Fokusi parësor teknik i ndërhyrjeve të SEEK-ut janë masat e eficiencës së energjisë që do të zvogëlojnë konsumin e energjisë elektrike për ngrohje dhe promovojnë përdorimin e pajisjeve të ngrohjes me eficiencë të energjisë, si dhe stimujt që synojnë rritjen e përfshirjes së grave në mundësitë e biznesit të sektorit energjetik dhe investimet e eficiencës për bizneset në pronësi të grave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…