‘Subvencioni 2021’, i akuzuari dënohet me 6 muaj burgim dhe detyrohet t’ia kthejë shtetit 109 mijë euro

02 qershor 2022 | 16:00

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjashtë muaj burgim të akuzuarin F.M për veprën penale “Mashtrim me subvencione”

Sipas njoftimit të gjykatës, i akuzuar F.M detyrohet që në emër të dëmit të shkaktuar të paguajë shumën prej 109 mijë e 520 euro dhe i është shqiptuar gjobë prej 5 mijë euro, teksa kohën e kaluar në paraburgim prej 30 qershor 2021 deri më 12 nëntor 2021 i llogaritet në dënimin me gjobë të shqiptuar.

“Të akuzuarit F.M  i  konfiskohet shuma  e mjeteve në vlerë prej 27 mijë euro, ndërsa obligohet që në emër të dëmit të shkaktuar në mënyre solidare të paguajë shumën totale prej 109 mijë e 520 euro”.

“E dëmtuara Qeveria e Kosovës – Ministria  e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në lidhje me kërkesat pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civil”, ka njoftuar gjykata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar Raportin e  auditimit…