‘Sunny Hill Festival’ edhe zyrtarisht do të organizohet në Bërnicë

02 shtator 12:27

Është vendosur zyrtarisht që nga viti i ardhshëm festivali “Sunny Hill”, të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bërnicë, hapësirë e cila do të akomodojë dhjetëra mijëra njerëz më shumë, nga i gjithë rajoni dhe Evropa.

Një gjë e tillë është bërë e mundur pasi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me organizatorët e “Sunny Hill”.

Me këtë rast, ministri në detyrë i MTI-së, Endrit Shala, ka thënë se kjo është arritur falë angazhimit maksimat të institucioneve të Republikës të Kosovës për krijimin e lehtësirave të nevojshme që ky festival të organizohet në ambiente më të mira dhe që të jetë më lehtë edhe për organizatorët.

Ndërsa, përfaqësuesi i “Sunny Hill Festival”, Dukagjin Lipa, ka thënë se me një hapësirë të tillë për festivalin, do të iu mundësohet që t’i zgjasin ditët e festivalit dhe që të kenë kapacitete më të mëdha për të pasur numër të më madh të njerëzve.

Ai është shprehur falënderues ndaj MTI-së dhe ministrit Shala për ndihmën që i kanë dhënë festivalit në fjalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi dhe…