Superkomjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve

14 mars 2024 | 15:21

Tashmë janë zbuluar tetë skuadrat që do të luftojnë për të ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve më 1 qershor në “Wembley”. Pasi ka mbaruar faza e 1/8 finale është koha për të shkuar te superkompjuteri Opta, për të bërë parashikimet e tij.

Për Opta-n, Barcelona dhe Atletico Madrid janë dy skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale, që kanë më pak shanse për të fituar trofeun këtë edicion, madje dhe më pak se Borussia Dortmund.

Atletico Madrid kuotohet me 4.19% shanse, ndërsa Barcelona ​​me 5.38%. Ato janë dy skuadrat që iu jepet më pak shanse për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion. Borussia Dortmund, me 5.62% shanse, vendoset mbi dy spanjollet.

Më sipër nuk ka surpriza. Manchester City ka 32.3% shanse për ta përsëritur titullin, me Real Madridin në vendin e dytë (16.87%) dhe Arsenalin të tretin (13.09%). PSG-ja e Mbappe është e katërta (11.8%), mbi Bayern Munchen (10.75%). Duhet mbajtur mend se përveç çifteve çerekfinale, në shortin e nesërm do të vendoset edhe rrugëtimi gjysmëfinale.

r/ACMilan - [OPTA]Odds of winning the UEFA Champions League after the first leg of the quarter-finals. 9% chance, 91% faith.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Albion Rrahmani është thirrur në Përfaqësuesen e Kosovës në…