Superkupa e Kosovës në basketboll shtyhet për dhjetor

31 tetor 2022 | 11:35

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 31 tetor ka marrë vendim që shtyjë organizimin e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve.

Superkupa e Kosovës (meshkujt) ishte paraparë të organizohet prej 9-13 nëntor 2022, data në të cilat organizohet edhe FIBA Window (7-15 Nëntor 2022), në të cilat gara do të paraqitet kryetrajneri i KB Golden Eagle Ylli, së bashku me lojtarin e të njëjtit ekip për Kombëtaren e Bosnje Hercegovinës.

Bordi i FBK-së ka vendosur që Superkupa e Kosovës të organizohet prej 7 deri më 11 dhjetor 2022.

“Konform kalendarëve të FIBA-s, Federata e Basketbollit të Kosovës duhet tu përshtatet garave të FIBA-s, andaj bordi i FBK-së i ka miratuar edhe propozim – ndryshimet në kalendarin e garave të Prince Caffe Superligës së Kosovës, për të cilat do të njoftohen të gjitha grupet e interesit. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të…