Supremja e kthen në rivendosje masën e sigurisë ndaj policit gjakovar që dyshohet se ngacmoi dhe dhunoi ish të dashurën 16-vjeçe

26 dhjetor 2023 | 18:00

Gjykata Supreme e Kosovës e ka anuluar vendimin e Themelores në Gjakovë, të aprovuar edhe nga Apeli, që i kishte caktuar 30 ditë paraburgim policit gjakovar të dyshuar për “ngacmimin” dhe “dhunimin” e ish të dashurës së tij të mitur.

Në vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, që e ka siguruar Reporteri, është vendosur se masa e sigurisë ndaj të dyshuarit për rastin në fjalë i kthehet në rivendosje gjykatës së shkallës së parë.

Vendimi i Supremes është shpallur me 22 dhjetor 2023, derisa ai i Themelores në Gjakovë ishte marrë me 28 nëntor 2023, e që ishte aprovuar edhe nga Apeli me 5 dhjetor të këtij viti.

Kundër dy aktvendimeve për paraburgosje e policit gjakovar, ankesë në Supreme kishte ushtuar avokatit i të dyshuarit Enis S., Meshari Selimaj.

“Me miratimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurit Enis Sefa, anulohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Gjakovë – Departamenti për krime të rënda, PPr.Kr.nr.120/2023 të datës 28.11.2023 dhe aktvendimi i Gjykatës Së Apelit të Kosovës – Departamenti për krime të rënda PN1.DKR.nr.1236/2023 të datës 05.12.2023 dhe çështja i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rivendosje”, thuhet në aktgjykimin e lëshuar nga kryetarja e kolegjit në Supreme, gjyqtarja Mejreme Memaj, që e ka siguruar gazeta online Reporteri.net.

Tutje, sipas Gjykatës Supreme, i pandehuri mbetet në paraburgim deri në marrjen e një vendimi të ri nga Gjykata e shkallës së parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 27.12.2023 Punime të…