Suso nuk largohet nga Milani

08 maj 2018 | 12:12

Futbollisti spanjoll, Suso ndihet i lumtur në Milano dhe nuk e ka ndërmend të largohet nga kjo skuadër gjatë verës.

Suso nënshkroi zgjatjen e kontratës deri më 2022 shtatorin e kaluar, por mediet kanë raportuar se ai mund të shitet në afatin kalimtar të verës.

“Gjithmonë kam thënë se jam shumë i lumtur këtu. Jam shumë rehat këtu dhe asgjë nuk më bën të mendoj se dua të largohem. Nëse klubi dhe ekipi duan të rriten me mua, do të jem i lumtur sepse Milani tani është shtëpia ime”, ka thënë Suso, i cili ka luajtur edhe për Almerian, Genoan dhe Liverpoolin.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri në vitin 2030 Gjermania do të ketë nevojë për…