Suspendohen katër inspektorë të ndërtimit në Prizren

29 nëntor 2018 | 14:08

Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se ka suspenduar katër inspektorë nga sektori i ndërtimit nga kjo komunë.

“Komisioni disiplinor gjatë javës ka suspenduar 4 inspektorë për shkak të neglizhencës në punë dhe për shkak të të gjeturave në terren. Deri te kjo masë ka ardhur nga mosraportimi i saktë nga terreni, konkretisht për gjendjen e objekteve në ndërtim e sipër. Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, ky veprim sanksionohet me masë të përkohshme të suspendimit”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ermir Lenjani është një prej futbollistëve më në formë që…