Sveçla në veri: Policia po siguron ambient të qetë për të gjithë qytetarët

06 nëntor 2022 | 13:09

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkuar sot në veri, ku ka vizituar pikën kufitare në Bërnjak, stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik.

Sveçla është shprehur se Policia e Kosovës janë duke krijuar ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët.

“Sot isha për vizitë në pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe në stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik. Gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se “nuk ka…