Syla: Sot ditë historike për Kosovën dhe punëtorët e ‘Trepçës’

08 mars 2019 | 15:20

Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të kombinatit “Trepça”, Ardian Syla, ka thënë se dita e sotme, përkatësisht regjistrimi i ndërmarrjes “Trepça”, Shoqëria Aksionare, shënoi ngjarje historike për Republikën e Kosovës, por edhe për punëtorët e “Trepçës”.

“Kjo është ngjarje historike për shtetin e Kosovës dhe gjithë punëtorët e Trepçës pasi që nga sot, ndërmarrja Trepça shoqëri aksionare ekziston, nga sot gjithë punëtorët gëzojnë të drejtën e tyre si aksionarë në Trepçë”, shkroi Syla.

Postimi i plotë Sylën në profilin e vet në “Facebook”:

Të nderuar qytetarë,

Pata nderin dhe privilegjin që së bashku me ministrin e Zhvillimit Ekonomik z. Lluka të pranojmë certifikatën e biznesit të Trepça sh.a. nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë z. Shala.
Pra, sot përfundimisht përfundojë regjistrimi i Trepça sh.a. dhe sot kemi ndërmarrjen më të re, shoqërinë aksionare më të re në Republikën e Kosovës.

Kjo është ngjarje historike për shtetin e Kosovës dhe gjithë punëtorët e Trepçës pasi që nga sot, ndërmarrja Trepça shoqëri aksionare ekziston, nga sot gjithë punëtorët gëzojnë të drejtën e tyre si aksionarë në Trepçë.
Por, më e rëndësishmja është që nga sot i hapen rrugët për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Trepçës përmes hapjes së rrugëve për investime.

Falënderoj përzemërsisht gjithë ata që kontribuan për këtë moment historik.

Urime dhe Me Fat!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian vlerëson se platforma për bisedime me Serbinë e…