Sylejman Selimi shkon për ngushëllime te Nexhat Daci

29 janar 2019 | 13:59

Sylejman Selimi ka vizituar familjen e Nexhat Dacit në Prishtinë për t’i ngushëlluar për vdekjen e djalit të tyre, Arian Dacit.

Pas priti shumë mysafirë në Drenicë, Syla i shoqëruar nga Rexhep Selimi ka qëndruar për pak kohë tek familja e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Kosovës.

Gjeneral Selimi është liruar të premten që e lamë pas nga burgu i Dubravës.

“Sot, bashkë me Sylen, ishim në mbështetje të familjes Daci, pas humbjes se jetë së birit të tyre Arianit. Mbështetje për babain Nexhat Dacin dhe për nënën e Arianit, mbështetje për gruan, fëmijët dhe gjithë familjen dhe miqtë e familjes Daci. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Arianin”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Rexhep Selimi.

Sot, bashke me Sylen, ishim ne mbeshtetje te Familjes Daci, pas humbjes se jetes se birit te tyre Arianit. Mbeshtetje…

Gepostet von Rexhep Selimi am Dienstag, 29. Januar 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Administratë Publike ka miratuar sot amandamentet e Projektligjit…