Sylejman Selimi po qëndron i sëmurë në burg

08 nëntor 2018 | 20:23

Ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin e ka vizituar Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi po vazhdon të mbahet prapa grilave në Burgun e Dubravës.

Duke qenë se ai nuk u lirua, njejt si të tjerët në rastin Drenica 1, ish-komandantin e përgjithshëm të UCK-së e ka vizituar avokati i popullit.

Hilmi Jashari, që ishte vet për vizitë të Selimi tha se ai pos tjeash ka probleme me shëndetin.

“Të them të drejtën ka probleme shëndetësore, ne e kemi marrë gjithë dosjen e trajtimit mjekësor që e kanë mbikqyrë Selimin. Edhe ato janë në proces të shqyrtimit dhe të dosjes formale dhe juridke dhe të gjitha vendimeve tjera gjygjësore”, ka thënë Jashari për T7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq kërkoi në mbledhjen e Qeverisë…