Sylvinho për mediet braziliane: Duam ta çojmë Shqipërinë edhe në Kupën e Botës

28 dhjetor 2023 | 13:03

Pasi siguroi kualifikimin për në “Euro 2024”, Sylvinho tashmë synon që të kualifikojë Kombëtaren e Shqipërisë edhe në Kupën e Botës. Strategu brazilian ka folur për mediet e vendit të tij, duke komentuar dhe shortin për Evropian.

“Është e drejtë të thuhet se është grupi më i vështirë. Ata janë të gjithë teorikisht më të fortë se ne. Ne do të testojmë forcën tonë. Këto janë tre skuadra që me siguri mund të themi se luftojnë për të shkuar sa më larg dhe për të fituar turneun. Për ne është krenari kur njerëzit thonë ‘ka një Shqipëri të vështirë atje’. Ne u kualifikuam në vendin e parë dhe tani ata do të fillojnë të na kushtojnë vëmendje”, ka thënë strategu brazilian.

“Ajo që ne përpiqemi t’u përcjellim është ideja se ne do të luajmë në një Evropian dhe duhet të përpiqemi të luajmë më shpesh. Pastaj, kush e di në të ardhmen, të arrijë një Kupë Bote. Kjo do të japë mundësi për të luajtur më shpesh, për të qenë më komod në këto kompeticione të rëndësishme. Në Botërorin me Brazilin, duhet të përgatitemi për të kapërcyer fazën e grupeve, për të fituar 1/16, çerekfinale, gjysmëfinale, për të arritur në finale. Me Shqipërinë çfarë duam? Për të kaluar nga faza e grupeve? Po. A do të mundemi? Unë nuk e di. Përgatitja është të shkojmë sa më larg”, ka deklaruar Sylvinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë yje të shumtë në sulm, por mesa duket se…