Szunyog vlerëson zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

30 nëntor 2020 | 12:11

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka vlerësuar procesin zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se përfshirja aktive e qytetarëve është e rëndësishme për procesin e besueshëm të zgjedhjeve dhe demokracinë.

“I vlerësoj votuesit që morën pjesë në Podujevë  dhe Mitrovicën e Veriut në ditën e zgjedhjeve të prekur nga kufizimet ndaj COVID-19. Përfshirja aktive e qytetarëve është e rëndësishme për procesin e besueshëm të zgjedhjeve dhe demokracinë. Punë e mirë e bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, shkruar Szunyog.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mauro Icardi mund të rikthehet dhe të luajë sërish në…