Tahiri: Do të merrem me vonesat e 170 eurove për punëtorët e sektorit privat

04 qershor 2020 | 14:55

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri ka folur në lidhje me vonesat e pagesave prej 170 euro për punëtorët e sektorit privat, ku rreth 20 mijë përfitues ende nuk i kanë marrë mjetet nga pakoja emergjente.

Tahiri ka thënë se kjo çështje është në prioritetin e Qeverisë së re dhe personalisht ai do të merret me këtë çështje.

“Çdo vendim shtetëror është obligim shtetëror. E kemi parasysh shqetësimin e madh qytetarë për vonesat. Ajo që mund të them është se ekzekutimi dhe përmirësimi do bëhet sa më parë. Shpresojë shumë, qysh pasdite, pas agjendës në terren, do ulemi me kryeministrin Hoti, ministren e Financave, Hykmete Bajrami dhe të shohim se ku ka mbetur kjo çështje që është shqetësim i madh qytetarë. Ajo çfarë mund të them është se duhet të jemi realist dhe mos të premtojmë data por me programin qeveritarë, njerëzve tua kryejmë obligimet”, ka thënë Tahiri për “Radio 1”.

Më tutje, Tahiri ka thënë se nuk ka dashur të komentojë debatin që është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mbi keqpërdorimet e mundshme të ish-qeverisë së kaluar gjatë pandemisë, por ka reaguar tek gjesti i mospranisë së tyre në pranim-dorëzim të detyrave qeveritare nga ana e ish-kryeministrit Albin Kurti.

“Nuk do doja të merresha tani me këtë çështje. Ne shumë shpejt do ta kemi programin tonë qeveritar para deputetëve e ku përfshihet edhe pandemia dhe pas-pandemia. Ajo çfarë doja të thosha është se për memorien qeveritare nuk ka qenë me vend mos dorëzim-pranimi i detyrave, megjithatë mbetet në zgjedhjen e Kurtit”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa është dënuar me gjashtë…