Tahiri  kërkon nga pushteti ta përkrah ligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

13 qershor 2022 | 12:48

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka bërë thirrje pozitës që të heqë nga rendi i ditës pikën për përcaktimin e pagës minimale në seancën e nesërme, derisa për seancën e rregullt të së enjtes ku në rend të dite do të jetë çështja e tërheqjes së mjeteve nga Trusti, ka bëri thirrje që të përkrahet kjo iniciativë.

“Diskriminim deri në këtë masë, pikërisht në 23-vjetorin, kur thurim lavde për UÇK-në, veteranët, invalidët, familjet e dëshmorëve, ta kemi një pikë siç është përcaktimi i pagës minimale dhe të mos t’i përfshijmë as në pagën minimale pensionet e veteranëve të UÇK-së, është një dëm që i bëhet themeleve të lirisë së vendit. I bëjmë thirrje mazhorancës ta tërheqin këtë pikë, sepse është e papranueshme dhe në asnjë rrethanë s’duhet të kalojë”, ka thënë ai.

Më tutje, Tahiri ka kërkuar nga mazhoranca që të enjten ta përkrah iniciativën për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit ka vendosur në mbledhjen e sotme për…