Tahiri: Kompanitë që nuk i largojnë kabllot do të gjobiten

19 mars 2019 | 13:53

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka paralajmëruar se kompanitë që nuk do t`i largojnë kabllot e tyre prej rrugëve do të gjobiten.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ka shumë raste që KEDS ndërron shtyllat, kurse kabllot e kompanive të tjera  mbesin në rrugë. “Ka shumë raste që KEDS ndërron shtyllat, e kabllot e kompanive të tjera (telefon, internet, etj) mbesin në rrugë. Jemi duke i kontaktuar me radhë, dhe tashmë disa prej tyre kanë filluar t’i largojnë. Nuk do ta tolerojmë këtë kaos nëpër lagjet e Prishtinës. Kompanitë që nuk i largojnë kabllot e tyre, do të gjobiten”, ka shkruar ai.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mauro Icardi parashikohet se do të largohet gjatë verës nga…