Tahiri: Me seancë të jashtëzakonshme do ta ndalim ngritjen e çmimit të energjisë

08 shkurt 2022 | 15:38

Lajm të keq për qytetarët e ka quajtur shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike.

Ai ka thënë se së bashku me partitë opozitare do të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për ta kundërshtuar vendimin e ZRrE-së.

Në një prononcim për “Ekonomia Online”, Tahiri ka thënë se si opozitë do të mundohen ta ndalin këtë rritje, për të cilën ka vlerësuar se është e rëndë për qytetarët.

“Ne kemi qenë shumë decidivë në raport me ngritjen e çmimit të energjisë. Jemi subjekti i parë që kemi ngritur si çështje ngritjen e çmimeve. Lajm më të keq qytetarët e Kosovës nuk kishin mundur me marrë. Si subjekt politik do të bashkërendojmë me partitë opozitare për të thirrur seancë të jashtëzakonshme në mënyrë që ta ndalim ngritjen e çmimit që është shumë i rëndë për qytetarë. Ne kemi sjellë rezolutë e cila është për 82 mijë zyrtarë publik të cilët duhet ta gëzojnë ligjin e pagave dhe përmes tij të ketë ngritje të pagave në të gjithë sektorët”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën me 14 shkurt ne sheshin e Skënderbeu në…