Tahiri në këtë pozitë e përfundoi garën e lëshimit

15 shkurt 2018 | 13:05

Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang2018”.

Skitari nga Kosova e zuri vendin e 50-të nga 57 garues, pikërisht në ditëlindjen e 29-të të tij. Ai pati kohën 1:48.81 sekonda.
“Po ndihem shumë mirë, ishte gara ime e veçantë e lëshimit dhe ditëlindja, po ashtu sot edhe koha ishte shumë e mirë dhe nuk mund të ishte keq”, ka thënë Tahiri pas garës.
“Bëra një lëshim të mirë ashtu siç e paramendoja, nuk bëra ndonjë gabim, për çka mendova se isha më i shpejtë sot, mirëpo jam i kënaqur edhe kështu. Nesër është një garë e re, një shteg i ri, një rast i ri, është super sllallomi i madh (super g) dhe do të shohim çfarë do të ndodh, unë do të mundohem të bëjë më të mirën”, ka deklaruar Tahiri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thomas L. Friedman Dy javë më parë, duke qëndruar në…