Tahiri, optimist se sot do të votohet raporti i Kosovës për anëtarësim në KE (video)

27 mars 2024 | 14:50

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se është para ndërtesës së Këshillit të Evropës (KE), ku sot (e mërkurë) pritet të votohet raporti për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Ai ka thënë se pritet që të ketë lajme pozitive për Kosovën.

“Pritet që të ketë kuorum, njëkohësisht të votohet raporti dhe të procedohet në takimin e prillit. Ky është vetëm hapi i parë, jemi në një rrugë të mirë, por duhet ende punë”, ka thënë Tahiri nëpërmjet një videoje të publikuar në “Facebook”.

Ky takim është i jashtëzakonshëm me pikën e vetme, aplikimin e Kosovës. Raporti duhet të votohet me 1/2, pra 27 deputetë duhet të votojnë në Komitet dhe të dërgohet në seancën plenare në PACE për votim. Në Asamblenë Parlamentare kërkohen 2/3 e votave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u shpreh i lumtur pas…