Ukraina në ‘Euro 2024’, Zelensky: Faleminderit për këto emocione

27 mars 2024 | 14:50

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u shpreh i lumtur pas kualifikimit të kombëtares së Ukrainës në “Euro 2024”.

“Faleminderit djema! Faleminderit ekip për emocionet e rëndësishme që i dhatë të gjithëvendit, për fitoren e rëndësishme dhe për kualifikimin në ‘Euro 2024’. Ju dëshmuat sërish, sa herë që ukrainasit përballen me vështirësi, nuk dorëzohen dhe vazhdojnë të luftojnë, ata fitojnë patjetër. Në momentet kur armiku përpiqet të na shkatërrojë, ne demonstrojmë çdo ditë se ukrainasit ekzistojnë dhe do të jetë atje. Ukraina është dhe do të jetë! Faleminderit për fitoren! Lavdi Ukrainës!”, ka shkruar Zelensky.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portugalia pësoi një humbje të befasishme kundër Sllovenisë 2:0 në…