Tahiri për zgjedhjet në veri: Serbia s’mund të vendos kushte, qeveria duhet të jetë e kujdesshme

14 prill 2023 | 15:24

Shefi i grupi parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se kërcënimet e Serbisë për zgjedhjet në veri të vendit janë synime destabilizuese.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Tahiri ka kërkuar qeveria e vendit të jetë e kujdesshme, sepse sipas tij, Serbia nuk mund t’i vendos kushte Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore.

“Agjenda e Qeverisë së Serbisë nuk është e fshehtë, është e hapur, është armiqësore dhe është me synime destabiluzese. Ata (Serbia) po i presin gabimet tona dhe këtu duhet të jetë i kujdesshëm kryeministri Kurti dhe qeveria që mos ta krijojë alibi sidomos te faktori ndërkombëtar. Serbia nuk mund t’i qes kushte Kosovës, ka përfunduar ajo kohë ën vitin 1999”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa Tahiri ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar që të mos bllokohen të hyrat vetanake për komunat nga Ministria e Financave. Në të kundërtën, Tahiri ka thënë se AAK-ja nuk do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

Po ashtu, Tahiri ka thënë edhe një kërkesë tjetër nga Qeveria e Kosovës.

“Kjo qeveri e bëri katrahurë sektorin publik me ligjin e pagave, tash po donë me lënë katrahurë edhe sektorin privat. Paga minimale vazhdon të jetë 170 euro. Kështu që kjo qeveri nuk e ka as në planifikim. Kërkesa e AAK-së është që urgjentisht ta sjellin ën kuvend projektligjin për pagën minimale”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për një kohë të gjatë, është përfolur se Carlo Ancelotti…