Tahiri: Trajtimi i rasteve të bizneseve në Gjykatën Themelore ka zgjatur deri në 36 muaj

31 gusht 2018 | 14:57

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë një diskutimi me temëm “Intervistë me gjyqësorin: Sundimi i ligjit nga perspektiva e sektorit privat”, ka shprehur shqetësimi lidhur me trajtimin e kontesteve biznesore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, konkretisht afatin e tejzgjatjes për një lind.

Ai ka thënë se departamentit për Çështje Ekonomike në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i janë dashur 36 muaj për të trajtuar një rast të bizneseve.

“Mbi 45 për qind e respodentëve që i janë drejtuar departamentit ekonomik të Gjykatës Themelore në Prishtinë thonë se zgjatja e rastit të tyre ka zgjatur për më shumë se 36 muaj, ngjashëm qëndron përqindja e respodentëve që kanë pasur raste të paraqitura pranë departamentit administrativ të kësaj gjykate. Shqetësuese është fakti se mbi 90 për qind e bizneseve të anketuara kanë deklaruar se asnjëherë nuk u janë drejtuar mekanizmave për zgjidhje alternative të mosmarrëveshjeve, siç janë arbitrazhi dhe ndërmjetësimi”, ka thënë ministri Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…