Takimi i Brukselit, Haziri: Kurti nuk e di çfarë draft-statuti do t’i paraqitet në takim

02 maj 2023 | 12:04

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e di se çfarë draft-statuti do t’i paraqitet në sot (e martë) në Bruksel.

“Në takimin e 2 majit do të diskutohet draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që Kurti e ka quajtur ‘Zajednicë’. Madje për Asociacionin, kryeministrit Kurti do t’i paraqitet draft-statuti i këtij mekanizmi pa e takuar grupin punues të Kosovës, pa e ditur përbërjen sipas tyre të këtij grupi punues dhe pa e ditur se çka kanë punuar, dhe në çfarë niveli ka mbërri niveli i këtij draft-statuti”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.

Sipas tij, deri me tani Kurti është munduar t’i kamuflojë si ndryshime në proces, por nuk ia ka arritur.

Postimi i plotë i Hazirit:

Gjysma e qeverisë aktuale thotë nuk ka asociacion, gjysma tjetër thotë ka

Në takimin e 2 majit do të diskutohet draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që Kurti e ka quajtur Zajednicë.

Madje për asociacionin, kryeministrit Kurti do t’i paraqitet draft-statuti i këtij mekanizmi pa e takuar grupin punues të Kosovës, pa e ditur përbërjen sipas tyre të këtij grupi punues dhe pa e ditur se çka kanë punuar, dhe në çfarë niveli ka mbërri niveli i këtij draft-statuti.

Me marrëveshjen e Ohrit, Kurti u mundua ta kamuflojë si ndryshim i marrëveshjes 2013-2015.

Gjysma e qeverisë aktuale thotë nuk ka asociacion, gjysma tjetër thotë ka. Me ndërmjetësin ndërkombëtar ka bërë marrëveshje, para deputetëve zbulon ‘tradhtarët’ e para popullit nuk ka bërë asgjë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trafiku i brendshëm ajror i Indisë ka thyer rekordin me…