Talat Xhaferi uron zgjedhjen e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut

31 gusht 2020 | 11:20

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka uruar zgjedhjen e qeverisë së re në këtë shtet.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka uruar për menaxhim të suksesshëm me sfidat që e presin Maqedoninë e Veriut.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë,
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, votoi për zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë s Veriut, të 13-të me radhë. Më lejoni që në emrin tim personal, dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, t’ju uroj për zgjedhjen anëtarëve të ri të Qeverisë, t’ju uroj menaxhim të suksesshëm me sfidat që na presin të gjithë bashkë në të ardhme dhe të bëhen shtylla e institucioneve lartë funksionale.
Urime Qeveria e re!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëzimi Administrativ nr. 01/2020 për raportimet financiare vjetore të mikrondërmarrjeve,…