​Tare: Inzaghi është ndër trajnerët më të mirët në botë

26 janar 2024 | 12:36

Igli Tare e konsideron trajnerin e Interit, Simone Inzaghin si njëri nga më të mirë në botë, derisa skuadrën e qw ai e drejton e sheh si favorite për ta fituar titullin e kampionit në Itali.

“Interi mbetet skuadra që duhet mposhtur sepse bëri transferime të rëndësishme dhe është i fortë, por gjithçka do të vendoset në mars. ‘Nerazzurrët’ tani do të kenë kundërshtarë të ashpër si Fiorentina, Juve, Roma dhe Atalanta, plus Atletico në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Tare, i cili ka theksuar se Interi ka shumë cilësi, por duhet pasur parasysh që nga tani e tutje ka shumë ndeshje për t’u zhvilluar. “Për sa i përket alternativave cilësore, Interi nuk ka kundërshtar, por ky avantazh, të paktën në Serinë A, përfundon nëse luan çdo tre ditë dhe pastaj janë çerekfinalet e Ligës së Kampionëve”.

“E shoh Interin në mesin e favoritëve, së bashku me Bayernin dhe Cityn. Simone është një nga teknikët më të mirë në botë dhe di të menaxhojë angazhimin e dyfishtë javor. Konfirmimi u dha në Superkupë: kishin ekipin më të fortë dhe sollën në shtëpi trofeun. Tani atij i mungon ‘Scudetto’ për të kurorëzuar karrierën e tij, por ai tashmë kishte fituar kupa me Lazion dhe ishte kualifikuar në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar Tare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten në Podujevë është vendosur gurthemeli për ndërtimin e…