Tare në aksion, dëshiron Hysajn te Lazio

06 janar 2019 | 14:54

Elseid Hysaj pritet të ketë një takim të hënën me trajnerin Carlo Ancelotti dhe nga aty do të mësohet mbi të ardhmen e mbrojtësit shkodran.

Pas minutave jo të shumtë në fanellën e Napolit në këtë edicion, zërat për largimin e Hysajt po shtohen. “Il Messaggero” raporton se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare po tenton ta afrojë Hysajn në skuadrën nga kryeqyteti italian.

Pjesë e Lazios janë edhe shqiptarët Thomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionët e Golden State fituan 1127-123 ndaj Sacramento, në fushën…