Tare synon transferimin e dy futbollistëve të Kosovës

29 maj 2020 | 23:22

Lazio është i interesuar të transferojë dyshen kosovare, Vedat Muriqi nga Fenerbahce dhe Mërgim Vojvoda nga Standard Liege.

Sipas mediave italiane, Lazio e sheh Muriqi si alternativë e sulmuesit të Real Zaragoza, Luis Suaresz.

Vlera e Muriqit është 20 milionë euro, por kërkohet nga shumë skuadra të mëdha.

Pos tij, Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, ka shprehur interesim edhe për Mërgim Vojvoda, të cilin e sheh si alternativë e Adam Marusic, nëse ky i fundit vendos të kalojë te PSG.

25-vjeçari ka qenë në top formë këtë sezon duke bërë katër asistime në 30 paraqitje dhe kartoni i tij vlen 7 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisti Roger Federer është sportisti më i paguar në botë…