Tchouameni: Do të dëshmojë se e meritojë të luajë për këtë ekip të fuqishëm

17 tetor 2022 | 13:14

Mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni ka disa komente për kritikët.

Tchouameni ka kaluar nga Monaco te “Mbretërit” për shumën e 80 milionë eurove.

Çmimi i madh për të cilin paguan Real Madridi bëri që sytë të jenë gjithmonë në drejtim të francezit.

Shumë medie e kanë kryqëzuar lojtarin se duhej të dëshmonte vetën për shkak të shumës së majme që “Los Blancos” shpenzuan për të.

Së fundmi është vetë lojtari që ka thënë se atë do ta bëjë, pasi i di cilësitë e tij të cilat i posedon.

“Jam i vetëdijshëm për cilësitë e mia dhe përpiqem t’i tregoj në çdo ndeshje për të dëshmuar se e meritoj të luaj për këtë ekip të fuqishëm”,  ka thënë francezi.

22-vjeçari është pjesë e padiskutueshme në formacionin e trajneri të madrilenëve, Carlo Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anabel Payano, e cila përfaqësonte Republikën Domenikane është kurorëzuar si…