Të dielën derbi Prishtina – Peja

23 nëntor 2019 | 16:50

Xhiroja e 12-të e Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë derbin e rivaleve të vjetra Sigal Prishtina – Peja.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën në kryeqytet nga ora 17:00 dhe pritet të jetë shumë interesante. Prishtinasit ndodhen në vendin e tretë me 15 pikë, kurse pejanët në pozitën e pestë me 13 sosh.

Ballafaqimet ndërmjet këtyre skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet të jetë edhe të dielën. Ndeshja hapëse e xhiros është ndërmjet Lipjanit, që ndodhet në vendin e fundit dhe Rahovecit që është lider me 19 pikë, kurse lipjanasit kanë dhjetë pikë dhe ende nuk kanë shënuar fitore në elitë këtë edicion. Ndeshja tjetër e së shtunës është ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Mitrovicasit janë në vendin e tetë me 11 pikë, kurse therandasit ndodhen në vendin e katërt me 15 pikë. Takimi i fundit i kësaj xhiroje është në mes të Feronikelit dhe Ponte Prizrenit. Skuadra nga Drenasi ka grumbulluar 13 pikë deri më tani, kurse prizrenasit kanë dy pikë më shumë, andaj sfida pritet të jetë shumë interesante.

Superliga – Java 12

Të shtunën takohen:
17:00 Lipjani – Rahoveci
19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

Të dielën takohen:
17:00 Sigal Prishtina – Peja
19:00 Feronikeli – Ponte Prizreni

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Jose Mourinho debuton me fitore në rikthimin e tij…