Të dielën do të ketë mbyllje të përkohshme në magjistralen Prishtinë – Pejë

26 mars 2021 | 16:32

Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, ka bërë të ditur se në kuadër të ndërtimit të mbikalimeve për sigurinë e jetës së qytetarëve, do t’a bëjë mbylljen e përkohshme të rrugës Nacionale N9, Prishtinë-Pejë, segmenti Sllatinë-Komoran, lokacioni në fshatin Korroticë e Epërme pjesa tek “ Kroi i Mbretit”, pasi që në mbikalimin i cili është duke u ndërtuar do të vendoset struktura metalike e këtij mbikalimi.

Sipas kësaj ministrie me mbyllja e përkohshme e segmentit në fjalë, do ta bëhet më datën 28. 03.2021, duke filluar nga ora 00.00 deri në 5.00 të mengjesit.

“Mbikalimi në fjalë është financuar nga Ministria e Infrastrukturës. Përmes këtij njoftimi, kërkojmë nga të gjithë qytetarët e vendit që kanë planifikuar të udhëtojnë në këtë periudhë kohore, të shfrytëzojnë rrugët tjera alternative”, thuhet në njoftim.​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministra e Shëndetësisë (MSh) ka konfirmuar se COVAX- e ka…