Të dielën luhen të gjitha ndeshjet e xhiros së 34-t në Superligë
15 maj 2026
| 16:33
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar orarin e ndeshjeve të xhiros së 34-t në Superligën e Kosovës.
Në orarin e publikuar në sajtin zyrtar të FFK-së është bërë me dije se të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje do të luhen në ditën e njëjtë dhe do të fillojnë në orën e njëjtë. Pra, kjo xhiro do të zhvillohet të dielën, ndërsa ndeshjet do të fillojnë nga ora 16:00.
Të gjitha ndeshjet pritet të jenë interesante, duke pasur parasysh se vazhdon gara për mbijetesë kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të sezonit.
Malisheva – Drenica, Dukagjini – Drita, Prishtina – Ferizaj, Gjilani – Llapi dhe Ballkani – Prishtina e Re, janë çiftet e xhiros së 34-t në elitën e futbollit të Kosovës.



