Të dielën ndeshja e futsallit kushtuar dëshmorëve Pajaziti-Zejnullahu-Hoxha

28 janar 2021 | 11:12

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se për nder të dëshmorëve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, do të organizohet ndeshja revyale ndërmjet ekipeve të qyteteve, Podujevës dhe Prishtinës.

Kjo e fundit vitin e kaluar ishte fituese e këtij trofeu. Ndeshja zhvillohet të dielën, më 31 janar, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në orën 16:30.

Para kësaj ndeshje, prej orës 16:00 zhvillohet një ndeshje e veteranëve të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e rëndë…