Të dielën turneu “Adem Jashari” në karate

21 nëntor 2018 | 11:53

Federata e Karatesë e Kosovës njofton të gjitha klubet nga të gjitha trojet shqiptare se më 25 nëntor në Prishtinë do te mbahet turneu ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Garat do të zhvillohen në të gjitha grupmoshat (7-17 vjeç si dhe seniorët), në të dy gjinitë (femra dhe meshkuj), në dy disiplina, kata dhe kumite.

Grupmosha 7-9 vjeç gara do të ketë vetëm në disiplinën e katave, ndërsa në kategorinë e seniorëve paraqitja është falas. Turneu kushtuar figurës së komandantit legjendar “Adem Jashari” do të fillojë nga ora 10:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e dytë të rregullt të Komitetit për Bujqësi,…