Të dielën zhvillohet finalja e parë mes Yllit dhe Trepçës

20 maj 2022 | 14:20

Finalja e madhe e “play-off”-it do të zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Ndeshja e parë finale do të zhvillohet të dielën nga ora 17:30.

Këto dy skuadra kishin përfunduar në garat e rregullta, në vendin e parë, përkatësisht të dytë.

Ylli ishte në vendin e parë me 22 fitore e gjashtë humbje, kurse mitrovicasit në vendin e dytë me 19 fitore e nëntë humbje. Therandasit në gjysmëfinale të “play-off”-it eliminuan Sigal Prishtinën 3:0, kurse “xehetarët” eliminuan Pejën me seri prej 3:1.

Ylli dhe Trepça janë përballur katër herë në garat e rregullta, duke shënuar nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës.

Skuadra nga Theranda kërkon të mbrojë titullin e kampionit, që e fitoi edicionin e parë për herë të parë në histori, kurse mitrovicasit pas Kupës e kërkojnë edhe titullin e kampionit, që iu mungon nga viti 2012, kur kishin fituar Kupën dhe titullin të udhëhequr nga Drilon Hajrizi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja shqiptare Oriola Marashi është shfaqur tepër provokative në fotot…