Të enjten betohet kryetari i Zubin Potokut dhe ai i Zveçanit

23 maj 2023 | 16:26

Të enjten pritet ta kryejnë betimin Ilir Peci si kryetar i ri i Zveçanit dhe Izmir Zeqiri si kryetari i ri i Zubin Potokut.

Peci dhe Zeqiri, procedurën e betimit do ta kryejnë në orën 10:00 në “objektet publike”.

Lajmin e ka bërë me dije zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi.

Ai ka thënë se të dy kryetarët do ta bëjnë betimin në objekte publike, duke shtuar se seancat solemne janë thirr nga asamblistët më të vjetër të dy asambleve, që janë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar të…