Të enjten, Kuvendi mban dy seanca
15 korrik 2022
| 11:21
Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten e 21 korrikut të mbahet vazhdimi i seancës me pikat e patrajtuara.
Pas kësaj, do të hapet edhe seanca e re.
Këtë e ka bërë me dije shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se seanca e parë nis në orën 10:00 dhe tjetra pas saj.
Në seancë, do të ketë edhe debat parlamentar lidhur me mosliberalizimin e vizave për Kosovën dhe njëra ndër pikat do të jetë edhe mocioni i Vetëvendosjes për adresimin e rezolutës e cila merret me masat për rritjen e çmimeve.



