Të gjitha partitë e duan karrigen e kryeministrit

14 gusht 07:20

Katër subjektet e mëdha politike kanë shprehur ambiciet e tyre për karrigen e kryeministrit në zgjedhjet e reja.

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lëvizjes Vetëvendosje (LV) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë shprehur të bindur për fitore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke thënë se kandidatët e tyre do të jenë kryeministra të ardhshëm të Kosovës, shkruan “Epoka e re”.

Derisa PDK-ja dhe LV-ja tashmë kanë pranuar se liderët e këtyre partive do të jenë kandidatë për kryeministër, LDK-ja ende nuk e ka gjetur emrin për këtë pozitë.

Kurse lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar se nëse nuk ka aktakuzë nga

Gjykata Speciale, do të jetë sërish kandidat për kryeministër.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin  e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se dorëheqja e kryeministrit dhe…