Të gjithë sytë te bashkëshortja e ish-presidentit francez, 54-vjeçarja shfaqet seksi me rroba banje

29 korrik 2022 | 12:45

Ish-Zonja e Parë e Francës, Carla Bruni, ka marrë vëmendjen në fundmi teksa ndodhet me pushime së bashku me bashkëshortin, Nicolas Sarkozy.

Paparacët kanë fotografuar modelen e famshme me një palë rroba banje të zeza dhe dukej shumë elegante dhe seksi. Imazhet janë shkrepur teksa ata pushojnë në një jaht luksoz në Ibiza, Spanjë.

Ndërkohë më herët, bashkëshortja e ish-presidentit francez mbante veshur një palë pantallona të shkurtra, një kanotiere të zezë dhe një kapele. 54-vjeçarja është fotografuar gjithashtu edhe duke i dhuruar një puthje në buzë 67-vjeçarit.

Nga ana tjetër, Sarkozy po e shfrytëzon sa më shumë kohën e tij si njeri i lirë, duke pushuar në jaht dhe duke shijuar rrezet e diellit dhe detin.

Kujtojmë se 67-vjeçari u shpall fajtor në shtator për financimin e paligjshëm të fushatës së tij të pasuksesshme të rizgjedhjes në vitin 2012.

Sarkozy ishte president i Francës nga viti 2007 deri në 2012-n dhe është në pritje që të zbulojë nëse do të dënohet me një vit “Arrest shtëpie”.

Të gjithë sytë te bashkëshortja e ish-presidentit francez,Të gjithë sytë te bashkëshortja e ish-presidentit francez,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditë më parë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar…