Të hënën mbahet seanca e jashtëzakonshme për raportin e ‘gulenistëve’

21 qershor 2019 | 17:26

Kuvendi i Kosovës ka bërë me dije se të hënën, më 24 qershor do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin e raportit të Komisionit hetimor parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të gjashtë (6) shtetasve turq më datën 26 mars 2018.

Kjo seancë pritet të mbahet në orën 11:00. Seanca e jashtëzakonshme për këtë çështje është caktuar pas kërkesës së deputetëve Xhelal Sveçla e Driton Selmanaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur vera po ofron të gjithë mendjen e kanë tek…