Të luash pa tifozë është gjë e tmerrshme

26 maj 2020 | 21:14

Ish-trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverdes, nuk po i pëlqen ideja që pjesa e mbetur e sezonit në La Liga të luhet pa praninë e tifozëve në tribuna.

Valverde ka drejtuar Barcelonën në një ndeshje pas dyerve të mbyllura në fitoren 3:0 ndaj Las Palmas, duke e cilësuar këtë ndeshje si një përvojë të tmerrshme.

Futbolli profesional në Spanjë është i pezulluar për më shumë se dy muaj shkaku i COVID-19, por tani janë bërë plane për rikthimin e tij, por pa tifozë.

“Në disa ndeshje do të jetë mirë, por nuk e di se çfarë do të ndodh me të gjitha ndeshjet pa tifozë”, ka deklaruar Valverde. “Të parët do të jenë të komplikuara”, ka shtuar ai.

“Ishte e tmerrshme. Ne nuk ishim të gatshëm të luanim në atë mënyrë”, ka thënë ish trajneri i Barcelonës, teksa ka kujtuar ndeshje e zhvilluar pa tifozë kundër Las Palmas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar…