“Të marrin atë që meritojnë”, reperët izraelitë thirrje për vrasjen e Dua Lipës

15 shkurt 2024 | 16:05

Dy reperë izralitë bëjnë thirrje që të vriten tre personazhe të famshëm, teksa përmendin emrin e këngëtares shqiptare, Dua Lipa, modeles Bella Hadid dhe ish-pornsostares Mia Khalifa.

Reperët, Ness dhe Stilla, publikuan këngën e tyre “Harbu Darb”  tre muaj më parë dhe që atëherë ajo është shikuar 18 milionë herë në YouTube  dhe është kthyer në himin jozyrtar të fluftës së Izraelit me Hamasin, shkruan “DailyMail“.

Gjatë këngës dy reperët kërcënojnë tre personazhet e famshëm, të cilët kanë shprehur mbështetje ndaj Palestinës. Kënga nis duke përmendur krerët e Hamasit dhe Hezbollahut  ndërsa në një frazë tjetër të këngës  thuhet: “Çdo qen të marrë atë që meriton në fund”.

“Çdo qen merr atë që meriton në fund. Bella Hadid, Dua Lipa, Mia Khalifa. Çdo qen merr atë që meriton në fund”, dëgjohet të thuhet në këngë.

Pjesa në minutën 2.21

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre të mitur dhe një i person i moshës madhore…