Të martën dalin në shitje biletat për miqësoren Suedi-Shqipëri

25 shkurt 2024 | 14:32

Më 25 mars, Kombëtarja e Shqipërisë do ta luajë një ndeshje miqësore kundër Suedisë.

Ndeshja do të zhvillohet në ora 19:00 në Stokholm në “Friends Arena”.

Lidhur me këtë lojë, Federata Shqiptare e Futbollit (FShF), ka dalë me një njoftim për shitjen e biletave.

Sipas FShF-së, ato do të mund të blihen nga data 27 shkurt (e martë), duke filluar nga ora 10:00.

Në njoftim është cekur se biletat mund të blihen vetëm online në faqen www.fshf.org.

Miqësorja me suedezët, do të jetë e dyta për “kuqezinjtë”.

Pasi që, të parën do ta zhvillojnë kundër Kilit.

Ndeshja do të luhet më 22 mars në stadiumin “Enio Tardini”, në Parma të Italisë duke filluar nga ora 20:45.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i Boston Celtics ka regjistruar fitoren e 7-të radhazi…