Të martën shorti për 1/16 e finales së Kupës në futboll

07 dhjetor 11:42

Të martën (më 8 dhjetor) në orën 13:00 në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për rrethin e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Në këtë rreth do të marrin pjesë 32 skuadra, ku do të përfshihen klubet e Superligës e të Ligës së Parë, si dhe dy skuadrat që e kanë siguruar kalimin në këtë rreth nga tri fazat e para ku ishin të përfshira klubet e Ligës së Dytë dhe Ligës së Tretë.

Shorti ishte paraparë të mbahej më 26 nëntor, por me kërkesë të klubeve ishte shtyrë. Fituese e Kupës së edicionit të kaluar është Prishtina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se krahas…